Gjermani

  • Print

 

Përveç bukurisë, klimës së moderuar dhe evenimenteve të ndryshme kulturore që  ofron Gjermania për turistët, ajo ka një ndër sistemet më të mira të  kujdesit shëndetësor në botë. Njerëzit nga i gjithë globi udhëtojnë në Gjermani për të përfituar  shërbimet mjekësore të cilësisë së lartë dhe të shfrytëzimit të  pajisjeve  mjekësore të fjalës së fundit. Përparimet teknike të ofruara nga spitalet gjermane e bëjnë sistemin shëndetësor të Gjermanisë një zgjedhje ideale  për pacientët  që vijnë nga vendet e ndryshme të botës.

Thuajse të gjitha spitalet gjermane më të cilat në kemi bashkëpunim janë të akredituara nga JCI dhe certifikuara me ISO 9000.

Udhëtimi për në Gjermani  nuk merr jo më shumë se dy orë më aeroplan. Nga aeroporti i Prishtinës cdo ditë ka fluturim drejt qyteteve gjermane. Shëndeti mund t’iu aranzhoj tërë udhëtimin Tuaj, biletën e udhëtimit, transportin në dhe nga aeroporti, përkthyesin, hotelin, etj..