Gjërat që ndihmojnë në përcaktimin Tuaj

  • Print

Më poshtë është një udhëzues i shkurtër për udhëtarët mjekësore se si të përzgjedhin një klinikë apo spital jashtë vendit.

 

  • Konsideratat paraprake

Hapi i parë në zgjedhjen e një ofrerte për trajtim mjekësor bëhet duke mbledhur informacione sa më shumë të jetë e mundur në lidhje me klinikën apo spitalin. Ju mund ta bëni këtë duke na kontaktuar ne apo duke marr informata nga ndonjë burim tjetër, siç është interneti, gazetat, broshura të ndryshme, ose sugjerim nga mjeku Juaj. Sa më shumë që ju të dini, më i përgatitur do të jetë udhëtimi Juaj.

 


 

  • Akreditimi i spitalit përkatës

Pacienti mund të ndihet i sigurt vetëm atëherë kur paraprakisht është në dijeni se institucioni përkatës i zgjedhur nga ana e tij është i akredituar nga Joint Commission International (JCI). Ky është një tregues i mjaftueshëm se në këtë institucion çdo shërbim i ofruar është i cilësisë më të lartë.

Një tjetër dëshmi mund të tregoj cilësinë dhe korrektësinë e spitalit/klinikës, e që është certifikimi nga Organizata e Standardëve Ndërkombëtare (ISO), e cili akrediton spitalet e bazuar në standardet ndërkombëtare për cilësi dhe procedurat. Përveç kësaj, gjithsesi duhet të merret në konsideratë akreditimi i spitaleve apo klinikave nga organet relevante shëndetësore për akreditim dhe certifikim të vendit të tyre.

 


 

  • Shërbime akomoduese

Spitalet dhe klinikat mjekësore zakonisht ofrojnë shërbimet e tyre që përfshinë koston e procedurave, analizat dhe trajtimet përkatëse. Megjithatë, ju gjithashtu mund të kërkoni nëse ata gjithashtu ofrojnë paketa akomodimi, si pjesë e ofertës së tyre të përgjithshëm. Ka disa spitale që posedojnë paketa akomoduese me 5 yje në të njëjtën ndërtesë, ose ata mund të ofrojnë marrëveshje pako dhe lirime me një objekti hotelier ngjitur apo pranë.

 


 

  • Shërbimet e Spitaleve apo të Klinikave

Disa nga pyetjet në lidhje me objektin shëndetësor mund të jenë si në vijim:

  • Ku do të zhvillohet procedura e trajtimit? Në një spital privat apo në klinikën e një mjeku?
  • Ofruesi mjekësore përdorë një ambulancë apo një spital?
  • Çfarë lloj dhomash kanë në dispozicion?
  • A kanë njësi të kujdesit intensiv? Në qoftë se procedura do të zhvillohet në klinikën e një mjeku, a gjendet ajo pranë një njësie të kujdesit intensiv në rast të emergjencave?
  • Çfarë janë pajisjet elektronike dhe mjekësore diagnostikuese që i shfrytëzojnë?
  • A ofrojnë barnat e duhura?
  • A kanë pajisjet e specializuara mjekësore të nevojshme për kirurgji ose për trajtimin mjekësore që ju kërkoni?
  • A ka pasur raste të raportuara të infeksionit post-operativ në të kaluarën? Cilat ishin normat e infeksionit?