Otorinolaringologjia (ORL)

  • Print

Otorinolaringologjia ose shkurt ORL është degë e mjekësisë e cila varet shumë nga zhvillimi dhe përparimi i shkencës dhe teknologjisë , mjeteve teknike ndihmëse, për të bërë të mundshëm ekzaminimin me sukses të brendësisë së veshit, fytit, hundës dhe gypit trakeobronkiale. Këto organe janë specifike për nga vend ndodhja anatomike në trupin e njeriut dhe kërkojnë dritë të fokusuar për tu hulumtuar.

Nga këtu partneret e Shëndetit  në këtë specialitet ofrojnë trajtim me aparaturat të teknologjisë së fundit për pacientët me patologji të veshëve, hundës, sinuseve, fytit dhe traktit të sipërm të frymëmarrjes si dhe sëmundje të kokës dhe qafës, pemës trakeobronkiale dhe ezofagut.

Otorinolaringologjistët trajtojnë çrregullimet e zërit, infeksionet e sinuseve, kozmetikën e hundës dhe problemet e fytyrës, tumoret e kokës dhe qafës, sëmundjet e veshit, problemet e dëgjimit dhe çrregullimet e bilancit.