Endokrinologjia
Endokrinologjia është një pjesë e mjekësisë interne, po ashtu ka edhe kirurgji endokrine.
Gjëndra endokrine quhen ato gjëndra, të cilat japin prodhimet e tyre brenda në trup, direkt në gjak dhe të cilat për dallim nga gjëndrat eksokrine nuk kanë një lidhje që drejton nga jashtë.
Endokrinologjia merret me shërimin e sëmundjeve endokrine. Të gjitha sëmundjet endokrine janë pasojë e çrregullimeve të prodhimit të hormoneve, çrregullimit të mekanizmave me të cilat rregullohet prodhimi dhe lirimi i tyre, ose e ndryshimeve në përgjigjen e indit ku vepron hormoni .
Ndërë sëmundjet endokrine janë të njohura edhe këto:
Sëmundjet e gjëndrës tiroide
- Diabetes mellitus (Sëmundja e sheqerit)
- Diabetes insipidus
- Sindroma e Connit
- Sindroma Cushing
- Morbus Adisson
- Sindroma adrenogenitale
- Sëmundjet e gjëndrës paratiroide
- Karcinoide
- Mangësia apo teprica e hormoneve seksuale