Zgjedh vendin e shërimit

PET-CT SCAN

Çfarë është PET / CT?

PET / CT është një nga teknikat imazherike më efektive në ditët e sotme. PET/CT është një kombinim i PET (Tomografi e Emetimit të Pozitroneve) që tregon funksionin metabolik të organeve dhe indeve në trupin e njeriut dhe CT (Tomografia e kompjuterizuar) që mund të na japi informacion të detajuar anatomik. Kjo pajisje, sidomos në fushën e onkologjisë përdoret për zbulimin e tumorit, përcaktimin e shkallës së përhapjes së tumorit, planifikimin e radioterapisë, vlerësimin e përgjigjes ndaj trajtimit dhe në disa raste për të përcaktuar nëse masa është beninje apo malinje.

Çfarë avantazhesh ofron PET / CT?

PET / CT përcakton shumë lloje të kancerit. Kur përdoret në situata të përshtatshme eviton kryerjen e më shumë seç duhet të ekzaminimeve apo procedurave diagnostikuese. Vetëm me një imazh tregon të gjithë organet në trup. Vetëm në lezionet e trurit ndjeshmëria nuk është shumë e lartë. Në krahasim me metodat e tjera, diagnostikimi është më i hershëm. Një avantazh tjetër i rëndësishëm është tregimi i shkallës së sëmundjes dhe reagimin që tregon trupi ndaj trajtimit. 

Në zyren tonë “ Së Pari Shendeti” ofrohen ofertat më të mira për “PET/CT” në shumë spitale evropiane, në Turqi dhe rajon.  Me ne cmimet janë më të volitshme në treg.