Mobil: 045 33 33 70
E-mail: info@shendeti.org
Skype: shendeti.org
Përveç bukurisë, klimës së moderuar dhe evenimenteve të ndryshme kulturore që ofron Gjermania për turistët, ajo ka një ndër sistemet më të mira të kujdesit shëndetësor në botë. Njerëzit nga i gjithë globi udhëtojnë në Gjermani për të përfituar shërbimet mjekësore të cilësisë së lartë dhe të shfrytëzimit të pajisjeve mjekësore të fjalës së fundit. Përparimet teknike të ofruara nga spitalet gjermane e bëjnë sistemin shëndetësor të Gjermanisë një zgjedhje ideale për pacientët që vijnë nga vendet e ndryshme të botës.
Thuajse të gjitha spitalet gjermane më të cilat në kemi bashkëpunim janë të akredituara nga JCI dhe certifikuara me ISO 9000.
Udhëtimi për në Gjermani nuk merr jo më shumë se dy orë më aeroplan. Nga aeroporti i Prishtinës cdo ditë ka fluturim drejt qyteteve gjermane. Shëndeti mund t’iu aranzhoj tërë udhëtimin Tuaj, biletën e udhëtimit, transportin në dhe nga aeroporti, përkthyesin, hotelin, etj..