Për shërimin Tuaj na kontakto tani!

 Mobil:        045 33 33 70 

E-mail:      info@shendeti.org 

Skype:       shendeti.org

  • cilesi e larte.jpg
  • ju do te jeni te sigurte.jpg
  • nuk mundem tiu.jpg
  • stafi me pervoje.jpg
  • teknologji.jpg

Onkologji

Onkologjija është specialitet mjekësor që merret me parandalimin, diagnostikimin, trajtimin dhe ndjekjen e llojeve të ndryshme të kancerit. Onkologët zakonisht punojnë së bashku me specialistë të tjerë në fushën kirurgjikale si p.sh. kirurgë të përgjithshëm ose neurokirurg. Bashkëpunimi me fusha të ndryshme mjekësore ka çuar këtë specialitet për të marrë një qasje më të përgjithshme për trajtimin e kancerit. Gjermania ka themeluar qendrën kryesore botërore të Onkologjisë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanceri është shkaku kryesor i vdekshmërisë në mbarë botën. Dallimi i shenjave të kancerit dhe kërkimi i kujdesit mjekësor në kohën e duhur çon në një zbulim të hershëm të tij. Diagnostikimi i hershëm është thelbësor në kancere të tilla si kanceri i gjirit, lëkurës, i zorrës së trashë, rektumit, fytit, dhe gojës.

Shpesh një pacient nuk diagnostikohet vetëm me kancer, por me një fazë të kancerit. Ky sistem fazash ndihmon në përcaktimin e veçorive të një pacienti me kancer. Ky informacion është vendimtar jo vetëm për faktin se cilat mundësi trajtimi janë më të përshtatshme, por gjithashtu ndihmon në parashikimin e ecurisë së kancerit në të ardhmen. Sistemi përmban tri faza:

  • Nëse kanceri është përhapur në nyjat limfatike.
  • Nëse kanceri është përhapur në organet dhe indet e afërta.
  • Nëse kanceri është përhapur në pjesë të largëta të trupit.


Një biopsi është gjithmonë e nevojshme për të përcaktuar fazën e kancerit. Ndonjëherë ekzaminime te tjera janë gjithashtu të detyruara, si rrezet-X, CT (skaneri) dhe MRI (rezonanca magnetike).

 

Shëndeti  bashkëpunon me disa nga qendrat më të shquar të onkologjisë ne Evropë, nëse jeni te shqetësuar apo të diagnostifikuar me këtë sëmundje, ju lutem na kontaktoni.