Për shërimin Tuaj na kontakto tani!

Telefon:     038 55 54 54 

Mobil:        045 33 33 70 (vala)

E-mail:      info@shendeti.org

Skype:       shendeti.org

  • cilesi e larte.jpg
  • ju do te jeni te sigurte.jpg
  • nuk mundem tiu.jpg
  • stafi me pervoje.jpg
  • teknologji.jpg

Zgjedh vendin e shërimit

Procesi i udhëtimit mjekesorë

1. KONTAKTI DHE VLERËSIMI I RASTIT

Hapi i parë në procesin tonë është që ju të vendosni kontakt me ne.

Ju mund të na kontaktoni duke na shkruar e-mail apo duke na thirrur ne telefon. E-maila dhe numri i telefonit kontaktues e gjeni në faqen tonë të internetit www.shendeti.org.

Thjesht përshkruajeni atë që ju kërkoni, diagnozën Tuaj dhe çdo gjë tjetër që ju keni nevojë për të ndarë me ne. Gjithashtu, nëse ju na shkruani e-mail ose na telefononi, ju lutem na tregoni se si dëshironi dhe në ç’farë kohe të iu kontaktojmë.

Ne jemi të gatshëm t’iu informojmë për rrjedhat e procesit përgjatë 24 orëve.

Në fazën fillestare të kontaktit do të shqyrtojë gjendjen tuaj mjekësore, do te bëjmë pyetje të përgjithshme në lidhje me pritjet tuaja, kërkesat dhe preferencat, dhe kështu mund të fillojmë hapat e parë e të planifikuarit.

 


 

2. OFROJMË NJË OFERTË

Bazuar në informacionet fillestare te mbledhura, ne do të iu bëjmë një ofertë paraprake duke iu ofruar një përzgjedhje.

Kjo zakonisht ndodhë brenda 24 orëve pas vlerësimit të lëndës së mëparshme. Gjatë kësaj kohe, nëpunësit tanë do të jenë në kontakt të vazhdueshëm që t’iu informojnë për çdo hapë të procesit. Nëpunësi ynë do iu informojë për çdo detaj dhe me kohë, kjo që ju të mund të merrni vendime të përshtatshme në lidhje me udhëtimin tuaj për shërim dhe të spitalit për trajtimin Tuaj.

Gjatë kësaj faze ne së bashku do marrim vendimin nëse ne duhet të ecim tutje në këtë proces.

 


 

3. RISHQYRTIMI MJEKËSORE


Të dhënat tuaja do të dërgohen të kompletuara në spitalin e përzgjedhur nga Ju në mënyrë që të shqyrtohen nga ekipi i mjekëve në spitalin përkatës. Pas shqyrtimit të diagnozës Suaj nga ekipi mjekësor në do kemi më lehët për të vendosur për hapin e ardhshëm.Në këtë fazë, ne do të punojmë me ju për të mbledhur historinë tuaj mjekësore, diagnozën e saktë, çdo Imazhe radiologjik (që keni në dispozicion), si dhe të gjitha rekomandimet e trajtimit nga mjeku juaj (të gjitha këto nëse ekzistojnë).

Nëse ju vendosni për të udhëtuar, ne do të vejmë së bashku me Ju një plan të plotë të trajtimit Tuaj në afatin më optimal të mundshëm.

Natyrisht të gjitha të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.

Nëse ju pranoni planin tonë, atëherë ne së bashku do të diskutojmë datat e preferuara për udhëtimin Tuaj.

 


 

4. UDHËTIMI

Pas shqyrtim mjekësore nga ana e mjekëve do të jetë më lehtë për të siguruar për ju një ofertë më të kompletuar. Kjo do të përmbajë të gjitha shpenzimet e udhëtimit duke përfshirë udhëtimit, akomodimin, trajtimin, rehabilitimin, udhëtimin e bashkëshoqëruesit familjar, etj.

Pasi të marrim nga ju dritën jeshile, ne do të marrim hapat konkrete të veprimit, do iu ofrojmë planin e plotë dhe përfundimtar të udhëtimit Tuaj. Plani i përshkruan çdo hap përgjatë rrugëtimit Tuaj për t’u kuruar jashtë vendit.

 


 

5. TRAJTIMI I JUAJ

Pasi të keni arritur në destinacionin tuaj një përfaqësues i spitalit tashmë do të jetë duke Ju pritur. Në rrugën për në hotel apo spital do të shqyrtojë të dhënat tuaja dhe të konfirmoj se çdo gjë është e saktë. Ju do të takoni ekipin e mjekëve të cilët veq kanë analizuar nga larg diagnozën Tuaj. Nëse analizat shtesë janë të nevojshme, ato do të zhvillohet në kohën më optimale.

Pas trajtimit Tuaj ju mund të vizitoheni nga familjarët Tuaj. Ne jemi gjithashtu në kontakt të ngushtë me stafin mjekësorë që të sigurojmë të rejat rreth trajtimit Tuaj.

Sa më shpejt që mjeku dhe Ju jeni të kënaqur me rrjedhat e shërimit Tuaj në do iu transferojmë në një nga hotelet. Përkundër faktit se shumica e spitaleve te kontraktuar nga ana jonë janë shumë moderne, sa që shpesh herë nuk mund të bëhet dallimi në mes spitalit dhe një hoteli luksoz.

Gjatë gjithë kohës gjendja Juaj shëndetësore do të jetë në mbikëqyrje të plotë nga ekipi i mjekëve dhe çdo gjë do e merrni në kohë. Për më shumë, Shëndeti do të jetë në çdo kohë në kontakt me Ju në mënyrë që trajtimin Tuaj ta merrni ashtu edhe siç e meritoni Ju. Ne do jemi në dispozicionin Tuaj në çdo kohë, ditën dhe natën, në rast se keni ndonjë pyetje, kërkesë apo ankesë.

 


 

6. KUJDESI PAS TRAJTIMIT

Ka dy mënyra për të u kujdesur pas trajtimit Tuaj:  

  1. Derisa ju jeni ende në Spital

Në varësi nga dëshira Juaj për të marr terapitë fizike në qendrat rehabilituese në do mundemi që të planifikojnë këtë në përputhje me nevojat tuaja dhe kërkesat e operacionit që keni marrë.

     2.  Kur ju jeni kthyer në shtëpi dhe dëshironi të bëheni të sigurt për ecurinë e shërimit Tuaj ne do të rekomandojë një përkujdesës mjekësorë në zonën tuaj. Ky mjek është intervistuar nga ne dhe konsiderohet të jetë përkrahës i udhëtimit tuaj mjekësore.

Në rast komplikimesh, ne sipas dëshirës mund të organizojmë udhëtimin Tuaj për të u kthyer në Spitalin e trajtuar në mënyrë që të evitohet çdo komplikim i mundshëm.