Për shërimin Tuaj na kontakto tani!

Telefon:     038 55 54 54 

Mobil:        045 33 33 70 (vala)

E-mail:      info@shendeti.org

Skype:       shendeti.org

  • cilesi e larte.jpg
  • ju do te jeni te sigurte.jpg
  • nuk mundem tiu.jpg
  • stafi me pervoje.jpg
  • teknologji.jpg

Zgjedh vendin e shërimit

Oftalmologjia

 

Gjendja shëndetësore e syve mund të përkeqësohet në çdo kohë dhe pa ndonjë simptomë të qartë, madje mund të shkaktohen dëmtime të përhershme pa shenja të dukshme parakohe.

Por Shëndeti me partneret e vet ne rajon dhe Evropë  I kanë  vendos vetes mision që  t’iu ofrojnë  shërbim pacientëve tanë  në  mënyrë  që  t’ua ruajmë funksionimin e shikimit të pacientëve me diagnostifikim të hershëm të sëmundjeve të syrit dhe me trajtimin e të njëjtëve – si me mjetet standarde për sy (syze dhe thjerrëza), ashtu edhe me ndërhyrje të komplikuara kirurgjike.

Spitalet partnere të  Shëndetit diagnostikojnë dhe trajtojnë nje sërë gjendjesh të syrit, nga më të zakonshmet, sikurse miopia, deri në gjendje të ndërlikuara që kërkojnë trajtim, sikurse kirurgjia me lazer. Përveç shërbimit të specializuar për problemet e syrit, ato ofrojnë vlerësim të përgjithshëm bashkëkohor, të syve të shëndetshëm, për qëllim dokumentacioni ose tjetër.

 Shërbimet përfshijnë:

 • Trajtimin e sëmundjeve të jashtme të syrit

• Ndjekjen dhe trajtimin e çrregullimeve refraktive (miopi, hipermetropi dhe astigmatizëm), madje edhe kirurgji refraktive për këto gjendje.

• Përshtatjen e lenteve të kontaktit

• Kirurgjinë e kataraktës (fakoemulsifikimin, lentet multifokale etj.)

• Kirurgjinë e glaukomës

• Trajtimet me Nd: Yag lazer

• Trajtimin e sëmundjeve të retinës, duke përfshirë trajtimin medikal dhe me Argon lazer të retinopatisë diabetike

• Kirurgjinë e strabizmit

• Kirurgjinë estetike

• Përshtatjen e protezave okulare

• Përcaktimin e hartës korneale

• Ekzaminimin me eko (ultratinguj) të syrit

• Angiografinë e syrit

• Ekzaminimin e kompjuterizuar të fushës pamore

• Vlerësimin ortoptik

Pajisjet moderne përfshijnë aparatura të tilla, si lazerin ekzimer, topografinë korneale me aberrometër, ekon A dhe B, angiografinë me fluoresceinë, analizuesin e fushës pamore, lazerin Nd: Yag, lazerin Argon etj.

 Trajtimi i problemeve të syrit të lidhura me sëmundje sistemike (sikurse diabeti, sëmundja tiroide ose sëmundje të tjera autoimune) është i koordinuar midis specialistëve. Pacientët përfitojnë nga konsulta e ekspertëve të fushave të ndryshme. Specialistë të tillë përfshijnë mjekë nga okulistika, onkologjia dhe otorinolaringologjia (ORL).

 Pasi që sytë janë tregues i rëndësishëm i sëmundjeve të ndryshme si p.sh. diabeti, hipertensioni arterik, arteroskleroza, sëmundje reumatike, autoimune ose sëmundje të gjëndrës tiroide, ju rekomandojmë të bëni kontroll detajor të syve një herë në vit.