Articles

Klinika Beau-Site- Bernë

 

Të vendosura në qendrën e Zvicrës, Spitalet Berne’s Hirslanden si Klinika Beau-Site, Salem-Spital dhe Klinika Permanence kanë një mori të ndryshme të specialiteteve që të iu shërbejnë juve.


Qendra Kardiologjisë
Kjo qendër mundëson:
- Kirurgji të zemrës dhe trajtime kardiologjie
- një ekip prej specialistëve me eksperiencë
- një infrastrukturë efecientë që pakëson pritjen tuaj
- shërbim emergjentë 24 orë

Qendra e Kirurgjisë së thellë
Kjo qendër ofron:
-Tretman të specializuar për kushtet e pankreasit
-Teknikat minimalisht invazive dhe konvencionale te kirurgjisë
- Një ekip prej doktorëve dhe kirurgëve specialist

Klinika e Ortopedisë dhe Traumatologjisë
Kjo Qendër ofron:
- kirurgji te ndryshme (shpinës,gjymtyrëve të poshtme dhe të larta,dorës,këmbëve)
- imazhet diagnostifikuese të bëra me teknologjinë e fundit
- një grup ekspertësh
- metoda më moderne të psikoterapisë

Klinika Beau-Site ka 55 dhoma moderne: tek dhe çifte, si dhe tre dhoma me tre shtretër.Vëmendje të madhe ju ka dhënë krijimit të një atmosfere të këndshme.

Dhomat e pacientëve kanë furnitorë si vijon :

- Shtretër elektrik që mund të zgjaten nëse kërkohet
- Dhomat tona tek dhe çifte përmbajnë tualet dhe dush, peshqirë, sapunë, gel për larje etj..Gjithashtu dhomat kanë edhe fen për flokë dhe rroba të pacientëve nëse kërkohet.
- Numri i shtretërve: 104
- Numri i sallave të operacionit: 4
- Numri i pacientëve: 6127

- Dollap personal te mbyllur me dry për gjërat tuaja personale dhe shuma të vogla parash. Të gjitha gjërat e vlefshme nuk duhet ti keni me vete si  psh. Bizhuterite.
- Këto dhoma kanë telefona për thirrje direkt dhe telefona mobil nëse nevojitet.
- Po ashtu kanë radio dhe TV me një gamë te programeve nacionale dhe   internacionale.
- Internet dhe e-mail.
- Klinika ju ofron pacientëve çdo mëngjes nga një gazetë lokale.

- Nëse keni dëshira për gjëra tjera personale që ju nevojiten ju vetëm duhet që të ju kërkoni nga motrat medicionale.