Articles

Klinika Permanence - Bernë

Klinika Permanence ka 31 dhoma moderne tek dhe çifte. Vëmendje të madhe ju ka dhënë krijimit të një atmosfere të këndshme.
Dhomat e pacientëve kanë furnitorë si vijon;

- Shtretër elektrik që mund të zgjaten nëse kërkohet
- Dhomat tona tek dhe çifte përmbajnë tualet dhe dush, peshqirë, sapunë,xhel për larje etj..Gjithashtu dhomat kanë edhe fem per flokë dhe rroba të pacientëve nëse kërkohet.

- Numri i shtretërve: 47
- Numri i sallave të operacionit: 4
- Numri i pacientëve: 3570

- Dollap personal te mbyllur me dry për gjërat tuaja personale dhe shuma të vogla parash. Të gjitha gjërat e vlefshme nuk duhet ti keni me vete si p.sh. Bizhuteritë.
- Këto dhoma kanë telefona për thirrje direkt por telefonat mobil nuk janë të lejuar për shkaqe sigurie.
- Po ashtu kanë radio dhe TV me nje gamë te programeve nacionale dhe internacionale.
- Internet dhe e-mail.
- Klinika ju ofron pacientëve çdo mëngjes nga një gazetë lokale. Nëse dëshironi gazeta tjera ju duhet t’i kërkoni ato në recepcion.

- Nëse keni dëshira për gjëra tjera personale që ju nevojiten ju vetëm duhet që të ju kërkoni nga motrat medicionale.