Articles

Spitali Dunya Goz

 

 

Dunya Goz është spitali më i madh në Evropë që merret vetëm më sëmundjet e syrit. Është spitali i parë dhe i vetëm i syve që ka certifikatën e cilësisë e Komisionit të Përbashkët Ndërkombëtar (JCI). Përdorë teknologjinë e fundit dhe ndërhyrjet e veçanta kirurgjike me rreze laser nga Prof. Ioannis Pallikaris, i cili është krijuesi i metodës laserike.

Në klinikat e Dunya Gozit ka një personel mjekësor dhe ekip profesionist në turizmin shëndetësor, qo ofron shërbim në 19 gjuhë. Njëherit ka edhe klinikat e veta  “Dunyagoz Group”  në Berlin, Amsterdam, Duseldorf dhe Heusden (Belgjikë)

Diku rreth 2000 trajtime kryhen vetëm  për klientët e huaj në muaj. Shërbimi i kësaj klinike është i gjerë duke kryer edhe transportin e pacientit nga aeroporti në klinikë dhe anasjelltas.

Si provë për përmbushjen e standardeve ndërkombëtare të kujdesit shëndetësor, Qendrat “Dunyagoz Group” kanë marrë Miratimin e Cilësisë nga Komisioni i Përbashkët Ndërkombëtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (US JCI).

Qendrat “Dunyagoz Group” u akredituan nga Komisioni i Përbashkët Evropian më 19 korrik 2006.

Në tetor 2007, Qendrat “Dunyagoz Group” Atakoy morën Certifikatën ISO 9001:2000 për Sistemin e Administrimit të Cilësisë.

Kjo certifikatë u dha nga grupi gjerman TUV-SUD, i cili kreu inspektimin e cilësisë.