Për shërimin Tuaj na kontakto tani!

 Mobil:        045 33 33 70 

E-mail:      info@shendeti.org 

Skype:       shendeti.org

  • cilesi e larte.jpg
  • ju do te jeni te sigurte.jpg
  • nuk mundem tiu.jpg
  • stafi me pervoje.jpg
  • teknologji.jpg

SHERBIMET

Asistencë në sigurime

EMTA Assistance (Shendeti.org) është një shërbim i ri asistence për sigurime që ofron shërbime të asistencës mjekësore dhe jo mjekësore.

Shpesh ndodhë që iu duhet të merrni shërbime shëndetësore, ndonjëherë edhe në një kohë të paplanifikuar dhe nuk kemi shumë kohë te merreni me procedurat e sigurimit. Nëse jeni të siguruar, thjesht na kontaktoni dhe ne do t'i kryejmë pjesën tjetër të procedurave shpejt dhe me efikasitet.

Qendra jonë e thirrjeve është e disponueshme 24/7 për të ndihmuar anëtarët e kompanive partnere të sigurimit, pavarësisht nga koha ose vendndodhja.

Ne jemi këtu për t'ju ndihmuar!

 

Kurdo që keni nevojë për këto shërbime apo konsulime na thirrni ose na shkruani në:  

  +383 45 33 33 70

email: call@emta-healthcare.com

 

Shërbimet:

 


Kirurgji vaskulare

Kirurgjia vaskulare trajton sëmundjet kirurgjikale të enëve të gjakut, arteriet dhe venat. Trajtimi terapeutik fillon nga terapia medikamentoze, nëpërmjet disa procedurave minimale të katetrës invazive deri në procedurat e rindërtimit kirurgjikal Kirurgjia e enëve të gjakut është ndoshta një nga segmentet më të ndjeshme të kirurgjisë në përgjithësi.   


   IVF

Fertilizimi in vitro është një metodë e trajtimit të përdorur kur çiftet nuk mund të lindin fëmijë pavarësisht marrëdhënieve të rregullta të pambrojtura. Për çiftet që vlerësohen për infertilitet, shtatzënia nuk duhet të arrihet përkundër:

  • Marrëdhënieve të rregullta për një vit, për femrat më të reja se 35 vjeç.
  • Marrëdhënieve të rregullta për gjashtë muaj, për femrat më moshë më të madhe se 35 vjeç.

Një trajtim IVF është një proces që kryhet si rezultat i punës ekipore profesionale. Një rezultat i suksesshëm kërkon një ekip profesional të përbërë nga gjinekologë (gjinekolog dhe obstetër), urologë, embriologë, infermierë dhe stafi ndihmës.


Stomatologji

Stomatologjia është disiplina që studion,diagnostikon, parandalon dhe mjekon kavitetin oral. Shumë njerëz kërkojnë teknika stomatologjike estetike për të përmirësuar pamjen e buzëqeshjes së tyre por realiteti është se stomatologjia ndihmon në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm të gojës dhe rehatisë tuaj. Është një fitore e favorshme ku jo vetëm shijoni përfitimet e një buzëqeshjeje më të ekuilibruar dhe më të sigurt, por ndihmon në parandalimin e komplikimeve të ardhshme dhe rivendosjen e shëndetit të dhëmbëve tuaj.


urologjia

Urologji

Urologjia është specialitet-degë e kirurgjisë që merret me traktin e urinës (meshkuj dhe femra), dhe me sistemin riprodhues të meshkujve. Mjekët profesionistë të specializuar në fushën e urologjisë quhen urologë dhe janë  trajnuar që të diagnostikojnë, trajtojnë, dhe menaxhojnë pacientët me çrregullime urologjike. 


Mbjellje e flokëve

Transplantimi i flokëve është një procedurë mini-invazive gjatë së cilës mjeku transferon folikujt e flokut të pacientit nga një zonë e skalpit të kokës e njohur si “zona dhuruese”, në atë zonë ku flokët mungojnë, e cila njihet si “zona pranuese”. Teknika për mbjelljen e flokut realizohet në një mënyrë që pamja e flokëve të rinj që do dalin, të jetë sa më natyrale dhe e padallueshme nga personat e tjerë.

Ekstraktimi i folikujve realizohet duke marrë njësi unike folikulare nga zona dhuruese me anë të instrumenteve tepër të holla, prej 0.8 mm. Teknika Mikro FUE nuk lë aspak shenja pasi është ndërhyrje minimale, pra teknikën që transferon folikujt nga zona dhuruese në zonën përfituese pa lënë asnjë shenjë. 


banja

Rehabilitim mjekësor

Me rehabilitim në mjekësi kuptojmë procesin kompleks në rikthimin e aftësive për punë dhe jetë të pavarur gjer në shkallën sa më të lartë të personave të cilët kanë humbur pjesërisht ose plotësisht aftësitë e tyre për shkak të lëndimeve,sëmundjeve ose të metave të lindura duke shfrytëzuar në mënyrë maksimale aftësitë e pa dëmtuara.


Emta/Shendeti.org 2022

 

 

PET-CT SCAN

Çfarë është PET / CT?

PET / CT është një nga teknikat imazherike më efektive në ditët e sotme. PET/CT është një kombinim i PET (Tomografi e Emetimit të Pozitroneve) që tregon funksionin metabolik të organeve dhe indeve në trupin e njeriut dhe CT (Tomografia e kompjuterizuar) që mund të na japi informacion të detajuar anatomik. Kjo pajisje, sidomos në fushën e onkologjisë përdoret për zbulimin e tumorit, përcaktimin e shkallës së përhapjes së tumorit, planifikimin e radioterapisë, vlerësimin e përgjigjes ndaj trajtimit dhe në disa raste për të përcaktuar nëse masa është beninje apo malinje.

Çfarë avantazhesh ofron PET / CT?

PET / CT përcakton shumë lloje të kancerit. Kur përdoret në situata të përshtatshme eviton kryerjen e më shumë seç duhet të ekzaminimeve apo procedurave diagnostikuese. Vetëm me një imazh tregon të gjithë organet në trup. Vetëm në lezionet e trurit ndjeshmëria nuk është shumë e lartë. Në krahasim me metodat e tjera, diagnostikimi është më i hershëm. Një avantazh tjetër i rëndësishëm është tregimi i shkallës së sëmundjes dhe reagimin që tregon trupi ndaj trajtimit. 

Në zyren tonë “ Së Pari Shendeti” ofrohen ofertat më të mira për “PET/CT” në shumë spitale evropiane, në Turqi dhe rajon.  Me ne cmimet janë më të volitshme në treg. 

Trajtim të kancerit më saktësi milimetrike

SHËNDETI në bashkëpunim me Spitalin Hygeia Tiranë ofron trajtimin më të specializuar dhe bashkëkohor të tumoreve në rajon. Përmes Akseleratorëve Linearë – fjalës së fundit të teknologjisë mjekësore në trajtimin e tumoreve përmes rrezeve – dhe bashkëpunimit me Qendrën e Radioterapisë së Avancuar të Spitalit Hygeia Athinë, kemi arritur rezultate shumë pozitive në trajtimin e sëmundjeve kancerogjene. Qëllimi i këtyre teknikave është të vrasë qelizat kancerogjene në zonën që ka nevojë për trajtim dhe të mbrojë sa më shume organet dhe qelizat e paprekura nga sëmundja. Qendra e radioterapisë e spitalit Hygeia Tiranë trajton me sukses lloje të ndryshme të  sëmundjeve kancerogjene me rreze X në zona të ndryshme të trupit si në kokë-qafë, gji, mushkëri, abdomen, pelvis dhe të gjithë llojet e tjera të tumoreve që kanë nevojë për Radioterapi. Terapia me elektrone kryhet në rastet e kancerit të lëkurës, tumoreve në afërsi të sipërfaqes së lëkurës, si dhe për Mucosis Fungoides, melanomat, lomfomat dhe sëmundjet e anesive. Qendra e Radioterapisë në Spitalin Hygeia Tiranë ndjek rreptësisht standardet dhe kodet e praktikës ndërkombëtare për procedurat e kontrollit te cilësisë dhe te sigurisë. Ajo punon në kohë reale me Qendrën e Radioterapisë së Avancuar në Greqi – Spitali Hygeia Athine – duke siguruar vazhdimisht standardet e larta të trajtimit dhe mbështetjen maksimale për të gjithë stafin e qendrës në Tiranë.  Që tani, u themi mjaft pritjes ne lisat te gjata për trajtim të tumorit, sepse tumori nuk pret.

  Me ne oferta per trajtim ne Spitalin Hygeia në Tiranë është më e volitshme dhe e shpejt.  Na kontaktoni në:  038 55 54 54 apo 045 33 33 70, ose na shkruani email në info@shendeti.org.

Mundësi trajtimi të kancerit në tru me CIBERKNIFE


Cyberknife është një metodë më e re dhe më e avancuar e cila trajton sëmundjet e tumorit pa e shqetësuar ekuilibrin natyror të trupit. Sistemi Robotik Radiokirurgjik është i vetmi sistem në botë i projektuar për të trajtuar tumoret në tërë trupin me një saktësi nën milimetrike. Ky sistem në botë është i vendosur me një numër të kufizuar. Sistemi Cyberknife që nga viti 2002, është aplikur me sukses në shumë institucione prestigjioze për sherimin e kancerit duke perfshirë edhe SHBA-në dhe Japonin. Cyberknife është pa dhimbje dhe nuk kerkon ndonjë operacion është konsideruar si një qasje të trajtimit. Cyberknife kualifikohet si një metodë efektive për tumoreve të trurit. Pervec kësaj ky sistem është një trajtim i mundshëm për pacientat cilat kanë humbur mundësine e operimit në tumoret e trurit. Anadolu Medical Center në Turqi për herë të parë vënë në shërbim këtë sistem të avancuar. Oferta Speciale e cila vlen për muajin Maj është për shërimin e tumoreve dhe problemeve të tjera të trurit me sistemin Cyberknife. Pakoja speciale për këtë muaj është vetëm 8,553.00 Euro

Per më shumë informata na kontaktoni: 038 55 54 54
www.shendeti.org